Kryeministri Edi Rama ka inspektuar kantierin e Automotoparkut në Elbasan ku pritet të ndërtohet një platformë të re ultramoderne për eventet ndërkombëtare të sporteve automotoristike.

“Në kantierin e Automotoparkut, ku po ndërtojmë një platformë të re ultramoderne, e cila do t’i shtojë Shqipërisë një motor tjetër për ekonominë e saj, kuaj të rinj fuqi për industrinë e saj të turizmit.

Ky projekt është një hapësirë e re cilësore edhe për rritjen e sigurisë rrugore, po edhe një mundësi e re e jashtëzakonshme për sportet automotoristike, si edhe eventet ndërkombëtare të niveleve më të larta, që pritet të sjellin nga e gjithë bota ndjekësit e FORMULA UNO”- tha Rama.