Pas përfundimit të Prime-it të djeshëm Roza i ka thënë Eglës nëse ajo do të bëhet prapë shoqe me Heidin tani që ajo u zgjodh lidere e shtëpisë. Egla nga ana tjetër nuk ka preferuar t’i përgjigjet pyetjeve të saj dhe i ka thënë që kur të dalin jashtë, nuk do të vijë kurrë në emisionin e saj.

Roza: O Egla tani që është lidere Heidi do e bësh shoqe prapë dhe pastaj ta trajtosh si leckë mes të gjithëve?

Egla: Nuk i përgjigjem pyetjes tënde. Nuk do vij kurrë në emisionin tënd me pyetje. Ha bukë.

Roza: Po pi cigare tani.

Egla: Atëherë pi cigare dhe verë. Nuk do i përgjigjem pyetjeve tua.

Pasi Egla i thotë Rozës që nuk do t’i shkojë në emision, Ilnisa i kundërpërgjigjet duke i thënë:

Ilnisa: Po te Saimiri do shkosh?