Ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj ishte edhe këtë të premte në SPAK, sipas vendimit të gjykatës. Ai tha se kishte shkuar në respektim të vendimit të gjykatës në prokurori, ndërsa theksoi se duhet ndarë çështja nëse ai është person nën hetim, siç i është thënë deri më tani, apo palë e tretë.

“Siç ju e dini unë jam në hetim prej katër muajsh. Vij çdo të premte për të zbatuar vendimin e gjykatës. Kur kam kërkuar aktet më është vënë përpara një urdhër i kancelares që flet për palë të treta. Duhet të ma ndajnë jam person në hetim apo palë e tretë.

Si palë e tretë ka të tjera çështje. Unë jam person nën hetim dhe udhëzimi i përgjithshëm i drejtuesit të SPAK i shtatorit, flet për një procesverbal që mbart prokurori i shënimeve dhe shpenzimeve dhe jo personi nën hetim. Duhet ta ndajnë jam palë e tretë apo person nën hetim”,-tha Beqaj.