Sot besimtarët bektashinj festojnë Ditën e Sulltan Nevruzit.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka zgjedhur të festojë këtë ditë të shënuar me besimtarët bektashinj përmetarë. Nga Teqeja e Baba Aliut në Alipostivan, Presidenti Begaj do të përcjellë urimet e tij për të gjithë besimtarët bektashinj shqiptarë në orën 12.00.

22 marsi është Dita e Nevruzit ose Dita e Sulltan Nevruzit. Që nga viti 1996, Dita e Nevruzit është festë zyrtare në Shqipëri. Nevruzi është një festë e lashtë pagane, me prejardhje persiane. Sot, kjo ditë në Shqipëri është festë fetare zyrtare për Komunitetin Bektashi. Një simbol i njohur i kësaj feste është edhe ëmbëlsira e ashures