Uli Hoeness, president nderi i Bayern Munich, deklaroi këtë të enjte, se klubi i tij “po konkurron” me Liverpoolin për të marrë shërbimet e Xabi Alonso si trajner të ri. Jurgen Klopp dhe Thomas Tuchel do të largohen nga Liverpool dhe Bayern përkatësisht në fund të sezonit.

Xabi Alonso, ish-lojtar i të dy klubeve dhe gjithashtu i Real Madridit, është lançuar si trajner i Bayer Leverkusenit që po shkon drejt trofut të Bundesligës, e cila do të ishte e para në historinë e skuadrës nga ‘BayArena’.

Klube si Liverpool, Real Madrid, Leverkusen dhe Bayern, po punojnë për këtë”,- tha Hoeness për Xabi Alonson për ‘Ran Sport’.

“Xabi Alonso ka treguar se mund të jetë një trajner i madh. Nuk ka teknikë të tillë që aktualisht janë të lirë, që nuk kanë punë, ose që janë pushim. Nuk është aq e lehtë t’u thuash atyre, se Bayern është masa e të gjitha gjërave”,- tha presidenti i nderit i klubit në “Allianz Arena”.

Kontrata e Xabi Alonso me Bayer Leverkusen përfundon në vitin 2026 dhe klubi i “BayArena” thotë se trajneri bask nuk do të largohet këtë verë.