PSG ka gjasa të marrë 150.000.000 euro nga transferimi i Kylian Mbappe. Megjithatë, Real Madridi do të paguajë asnjë cent!
Shtypi nga Franca shkruante se drejtuesit e PSG-së do të marrin nga 100 deri në 150 milionë euro pas transferimit të Mbappes në skuadrën madrilene, një lëvizje që është për t’u iniciuar.
Edhe pse sulmuesi francez ka refuzuar të vazhdojë marrëveshjen me parizienët, e cila skadon në verë, Mbappe nuk do të largohet falas nga klubi francez.
Sipas të përditshmes “L’Equipe”, do të kishte një marrëveshje, në bazë të së cilës lojtari do t’i japë PSG-së midis 100 dhe 150 milionë euro, një përqindje e bonusit të instalimit që do të ofrojnë spanjolët.
Në fakt, qysh në gusht të vitit 2023, Kylian Mbappe hoqi dorë nga bonuset e besnikërisë që ishte e detyruar të paguante PSG-ja, të cilat arrinin në 80 milionë euro.