Ledjona feston sot ditëlindjen brenda shtëpisë së BBV3.

Ajo e ka pritur në orën 00:00 me banorët e tjerë, ku u suprizua pa masë kur qielli filloi të ndriçohej nga fishekzjarret. Ledjona shihej e emocionuar ku disa banorë e takuan dhe i uruan ditëlindjen.

 

Gjithashtu nuk munguan as dhuratat. Roza i dhuroi Ledjonës disa bizhu të sajat, ku kësaj të fundit iu bë qejfi pa masë dhe e falënderoi për këtë dhuratë të bukur.

 

 

Meritoni dhe Ilnisa kanë zgjedhur të bëjnë shaka me Ledjonën, duk i dhuruar një kupë kafeje bosh, ndërsa Juli për humor i dha një kruajtëse veshësh.