Në Asamblenë Kombëtare të PS-së, kryeministri Edi Rama, ka komentuar edhe kthimin në normalitet të Kuvendit. Rama thotë se i vjen mirë që më në fund Kuvendi nuk do të jetë më çmendina e muajve të fundit.

‘Më vjen mirë që Kuvendi nuk do jetë më çmendina e muajve të fundit. Mbase rikthimi i fjalës do të riktheje hapësirat për të komunikuar. Shumica jonë kuvendorë duhet të vendosë një draft rezolutë për sfidat në anëtarësimit në BE dhe reformat e masave të mëtejshme që Shqipëria duhet të marrë pa humbur kohë. Bisedimet për anëtarësim nuk janë thjeshtë të qeverisë por të të trejave institucioneve në Shqipëri. Zhvillimi i fundit për rikthimin e parlamentit në normalitet, duhet të shkojë në drejtimin e duhur për Shqipërinë në përballjen e saj si shtet me sfida kombëtare të procesit të anëtarësimit.’– tha Rama.