Shkolla e mesme bujqësore “Rakip Kryeziu” në Fier do të ofrojnë kushte dinjitoze dhe mjedise mësimore të praktikës profesionale për 180 nxënës.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale fotografi nga ambientet e reja të kësaj shkolle, e cila ofron 5 profile të ndryshme: Bujqësi, Veterinari, Teknologji Ushqimore, Shërbime Sociale dhe Shëndetësore, Shërbime Mjetesh Transporti.
Rama bëri të ditur se shkollës i bashkohet edhe konvikti i ri, që do të ketë kapacitet për të akomoduar afro 300 nxënës.
“Ndërkohë në proces është edhe ndërtimi i bazës prodhuese dhe furnizimi i saj me pajisjet dhe materialet didaktike”, theksoi ai.