Në emisionin Piranjat një 26 vjeçare nga qyteti i Gjilanit në Kosovë ka treguar sesi dhunohej nga ish-bashkëshorti i saj dhe mbahej e izoluar në shtëpi për rreth dy muaj.
Vajza tregon gjithashtu se nga ish bashkëshorti i saj është imponuar që të përdorë dhe lëndë narkotike kanabis.
Gjithashtu edhe ish-vjehrra e 26-vjeçares, nëna e djalit te akuzuar me emrin Albi Bonjaku, tregon se denoncuesja e ‘Piranjave’ është dhunuar sistematikisht nga djali i saj.
Ajo tregon se ish nusja, ka tentuar disa herë të kryejë vetëvrasje. Madje herën e fundit të kryerjes së aktit ka qenë vetë i biri i saj që e ka shpëtuar dhe më pas e ka dhunuar përsëri.
Të dyja zonjat, nusja dhe vjehrra tregojnë se Albi Bonjaku kishte probleme me lëndët narkotike dhe here pas here e detyronte ish-bashkëshorten qe të pranonte se fliste me njerëz të tjerë.
Në pjesën e dyte të emisionit pasardhës do të ndjekim dëshminë rrënqethëse të vajzës së re.