Seanca e sotme parlamentare është mbyllur pas vetëm pak minutash nga nisja e saj, ndërsa një prej deputetëve më aktivë të opozitës ishte sërish Flamur Noka.

Ky i fundit së bashku me disa deputetë të opozitës kanë mbajtur pankarta në duar me thirrje të shkruara në gjuhën shqipe dhe angleze.

Gjatë seancës, Noka ka shkuar drejt ministres Spiropali, të cilës i ka vendosur një pankartë mbi tryezë.

Megjithatë ministrja ka reaguar duke buzëqeshur, madje duke marrë pankartën e Nokës dhe duke e mbajtur në duart e saj.