Në vitin 2022, Karim Benzema dhe Real Madridi traumatizuan Manchester Cityn në fund të një rikthimi krejtësisht të çmendur në gjysmëfinale, duke rrëmbyer kualifikimin për në finalen e Champions League, në një takim me një skenar të denjë për filmat më të mëdhenj të Hollivudit.
Në vitin 2023, njerëzit e Pep Guardiolës, këtë herë të udhëhequr nga një i madh si Erling Haaland, arritën hakmarrjen e tyre falë një fitoreje madhështore me rezultatin 4-0 në rikthimin në “Etihad Stadium”. Këtë sezon dy fituesit e fundit, do të përballen në një duel emocionues, këtë herë në fazën çerekfinale.
Pak orë pas shortit në selinë e UEFA-s, Pep Guardiola ishte i pranishëm në një konferencë për shtyp, mundësia që ai të fliste për këtë përballje, që pashmangshmërisht do të jetë shumë e vështirë për të: “Është bërë pak traditë, për të luajtur tre vite radhazi kundër ‘Mbretërve’ të garës.
Le të shpresojmë se do të arrijmë atje në një kohë të mirë. Ne nuk mund ta kontrollojmë shortin dhe nëse njerëzit thonë se do të jetë e lehtë, kjo sepse ata e nënvlerësojnë kundërshtarin. Ndeshja e kthimit në shtëpi është e tillë”,- tha ai.
Në të njëjtën kohë, Carlo Ancelotti ka drejtuar hundën edhe nga gazetarët, me një fjalim të ngjashëm: “Çerekfinalet e Champions League janë gjithmonë të komplikuara! Ideja është të fitosh kompeticionin dhe, për këtë, duhet mposhtur më i miri.
City është ndoshta ndër më të mirët në Evropë për momentin, sigurisht që do të jetë e vështirë, por nëse doni të jeni kampion i Evropës, duhet të eliminoni Cityn”,- tha ai fillimisht. Më tej ai shpjegoi se ndoshta te ‘los blancos’ mund të llogariten në dy rikthime të forta, Thibaut Courtois dhe Eder Militao:
“Këtë javë, ata filluan punën me grupin. Në pushim do të luajnë dy ndeshje miqësore kundër skuadrës së të rinjve dhe mendoj se mund t’ia dalin. Ideja është që ata të jenë të disponueshëm në datën 31, kundër Athletic, por ne nuk do të rrezikojmë, kjo është e sigurt”.