Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha nga Kurbini ka reaguar në lidhje me dakordësinë e arritur mes mazhorancës dhe opozitës së bashkuar duke u shprehet se revolucioni u flijua për dy komisione.
Basha shton se e gjitha qëndrontë marrvëshja famëkeqe e vitit 2008, për të mbajtur monopolin për kandidatët për deputetë , për të kontrolluar sistemin politik siç u ka lënë trashëgimni Ramiz Alia.
“Për fat të keq revolucioni u flijua. Revolucioni i shpallur me bujë u flijua për dy komisione hetimore, njëri prej të cileve sot u njoftua që kanë mbaruar hetimet dhe që do të komunikohen akuzat dhe që me të drejtën e ligjit dhe pritshmëritë e qytetarëve nga Ilir Beqja me shokë, do të shkojnë në burgë sepse kanë vjedhur. Këta kanë rënë dakord që të ngrejnë komision, ta hetojnë, të shohin çfarë shkeljesh administrative kanë bërë dhe t’i propoyojnë Ramës që të ndryshojnë ligjet. Për këtë u shit revolucioni i premtuar kurbinasve dhe gjithë demokratëve shqiptarë. Ka ardhur koha të vëmë gishtin në plagë, ku ndoshta të gjithë kemi gisht në këtë plagë kush më shumë e kush më pak. Shpresa e reme është lidership i remë. Ku është revolucioni, ku është përmbysja e Edi Ramës? Cila është fitorja që i shet sot demokratëve të Kurbinit që i more pas vetes me premtimin se do ta rrëzoje Edi Ramën? Ku është bashkia e Kurbinit? Të gjitha kanë avulluar si iluzione, sepse nisen me një pretendim të remë.
Por diku tjetër fle lepuri, te marrëveshja famkeqe e kushtetutës 2008-ës për të mbajtur monopolin për kandidatët për deputetë, për të kontrolluar sistemin politik siç u ka lënë trashëgimni Ramiz Alia. Edhe pse kjo në këtë formë mund të vij me një cmim shumë të lartë jo thjesht për demokratët, por për të gjithë Shqipërinë, për të gjithë Kombin me çmimin e lartë të konsolidimit të pushtetit të Edi Ramës dhe rënimit të opoyitës shqiptare. Po kaq u bën atyre që është thënë dhe me të drejtë u katapultuan pas asnjë meritë si kandidat për deputetë dhe që e kanë frikë listat e haçura, sepse kanë frikë të vijnë e të përballen me gjykimin e demokratëve, me gjykimin e qytetarëve, me votën tuaj. Frika ndaj listave të hapura i ka shtyrë drejt këtij komploti të ri ku janë prap bashkë, bashkë për t’i mbajtur listat e mbyllura, bashkë për t’i mohuar shqiptarëve barazinë e votës, bashkë për të mohuar votimin dhe numërimin elektronik që iu heq instrumentet e manipulimeve të tjera zgjedhore, bashkë për t’i mohuar votën diasporës që duan ta degdisin ose në dyrt e ambasadave, ose me postë, të Postës Shqiptare, të foles dhe çerdhës së pushtetit, në fakt ta themi troç, të çdo pushteti” tha Basha.
Më pas Basha shton se Partia Demokratike, duke nisur që nga java e ardhshme, do të jetë në qendër të koagulimit fillimisht të një koalicioni politik me parti të cilat ndajnë këto tre vlera themelore: reformë zgjedhore për të fuqizuar njerëzit dhe jo për t’i mbajtur ata nën zgjedhën e tutelën e listave të mbyllura të 2008-ës.
“Shumë shpejt, duke filluar nga java e ardhshme, Partia Demokratike do të jetë në qendër të koagulimit fillimisht të një koalicioni politik me parti të cilat ndajnë këto tre vlera themelore: reformë zgjedhore për të fuqizuar njerëzit dhe jo për t’i mbajtur ata nën zgjedhën e tutelën e listave të mbyllura të 2008-ës. Mbështetje pa kushte për drejtësinë, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe padiskutim partneriteti i palëkundur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me komunitetin Euro-Atlantik. Këto janë ato që na përkufizojnë, na bëjnë bashkë, na mbajnë bashkë edhe përkundër vështirësive më të mëdha. Dhe përmes këtyre shënohet rruga jonë për të ecur përpara. Por si Parti Demokratike kemi detyrë që shkon përtej kësaj. Po do ta hedhim këtë hap dhe kam kënaqësinë, përivilegjin, nderin ta njoftojë këtu në Kuvendin Zgjedhor të Kurbinit, krijimin e një koalicioni pro perëndimor, Euro-Atlantik me në qendër Partinë Demokratike të Shqipërisë” shton Basha.