Votimi për Zgjedhjet e Përgjithshme për Pushtetin Vendor përfundoi në orën 17.00 në të gjithë Turqinë. Ndërsa numërimi i votave ka nisur në të gjitha provincat, rezultatet e para kanë ardhur nga Stambolli, provinca më e pritur.
Sipas mediave turke, në Stamboll janë hapur 2.35 për qind të kutive të votimit, ku kandidati i CHP Ekrem İmamoğlu ka 49.42 për qind dhe kandidati i Aleancës Popullore Murat Kurum, kandidat i Erdoganit, ka 42.69 vota.
Ndërkohë edhe në Ankara dhe Izmir, deri më tani (ora 18:24 me orën lokale), CHP është më para se AK. Ndërkohë në rang vendi, AK ka deri tani 39.16% të votave, ndërsa CHP ka 30.57%.