Moderatori dhe këngëtari Robert Berisha është baba i dy vajzave, ku e vogla, Renne, ka ardhur nga martesa e tij me këngëtaren Nora Istrefi ndërsa vajzën e madhe e ndan me një grua tjetër.

Gjatë një bisede në “Fermavip”, Robert Berisha ka treguar se dy vajzat e tij vitin e kaluar janë takuar për herë të parë me njëra-tjetrën, pasi vajza e madhe jeton në Londër.

“Kam dy vajza, të madhen në Londër dhe të voglën në Prishtinë. Verën e kaluar janë takuar për herë të parë me njëra-tjetrën. E dyta ka ardhur me martesë, te e para s’kam qenë as në lidhje. Shumë rrallë ka ardhur në Shqipëri vajza e madhe dhe më takonte vetëm mua.  E mora dhe i thashë do ikum dikund se kjo vdes për motër ose vëlla se i ka bërë 8 vjeçe… dhe e takova e motrën.”– tha Roberti.