I ftuar special në dasmën e Romeos dhe Heidit mbrëmjen e djeshme, ishte këngëtari Elgit Doda i cili është edhe mik me këngëtarin. Romeo u përlot kur pa që në dasmën e tij kishte ardhur për të performuar Elgiti.

Teksa ai u takua dhe u përqafua me mikun e tij, ai nuk vuri re diçka. Para se Elgiti të hynte në BBV, Donaldi tregoi në një Instastory se Elgiti ishte lyer me parfumin e tij që Romeo ta kuptonte aromën e tij ,por ai nuk e ka njohur parfumin.

Kujtojmë se, dje ndodhi dasma e dytë e improvizuar në BBV ku çifti që u celebrua kësaj here ishin Romeo dhe Heidi. Juli është banori që celebroi çiftin, i cili lexoi edhe betimet e martesës.