Apeli i Gjykatës së Posaçme ka refuzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend.
Pas daljes nga ambientet e GJKKO-së, avokati Genc Gjokutaj tha se me vendimin e sotëm u vërtetuar shkelmimi i Kushtetutës edhe nga Apeli.
“Ky vendim i sotëm vendosi rrëzimin e kërkesës sonë. Sot u vërtetua shkelmimi i Kushtetuës edhe nga Apeli. Këta janë sy që nuk shikojnë dhe veshë që nuk dëgjojnë, me regji. Duam që të lirohet Berisha, sepse nuk ka akuzë dhe nuk ka prova. Këta kanë vënë trupat e tyre për ta mbajtur në këmbë sistemin. Kjo gjykatë me vendimin e saj e largoi veten nga ligji dhe Kushtetuta. Nuk pranon SPAK as ekspertizat, asgjë. Kjo është çartje dhe lajthitje.”, tha avokati për mediat.
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit ka vendosur për Berishën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, në lidhje me aferën e kompleksit Partizani.