Sulmuesi i Arsenalit, Kai Havertz nuk ishte i kënaqur nga një pyetje pas golit të fitores të shënuar ndaj Brentford të shtunën.
Havertz realizoi me kokë në minutën e 86-të dhe i dhuroi ekipit të tij një fitore 2-1.
I pyetur më vonë nga Jamie Redknapp për pozicionin e tij të preferuar, një Havertz u përgjigj pak i bezdisur: “Nuk e di sa herë i jam përgjigjur kësaj pyetjeje.
“Jam i lumtur që jam në fushë. Unë nuk jam një lojtar që luaj vetëm në një pozicion.
“Ndonjëherë është mirë, ndonjëherë është keq, por nuk e kam problem ndryshimin e pozicionit.
“Thjesht më pëlqen në këtë skuadër. Më pëlqen të luaj si nëntë false, si tetë, si numër 10, kudo që të dojë trajneri.
“Në Gjermani luajtur edhe si mbrojtës i majtë, kështu që gjithçka është mirë”.