Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar pas dakordimit të arritur sot mes opozitës dhe mazhorancës, që i rikthen normalitetin Kuvendit.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë është e inkurajuar nga njoftimi për rikthimin e rendit normal në Parlament. Institucionet funksionale janë thelbësore për çdo demokraci të shëndetshme dhe anëtarët e zgjedhur duhet të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në mirëbesim brenda Parlamentit”, shkruhet në deklaratën e ambasadës.

Sot, në parlament u arrit një marrëveshje mes Partisë Socialiste dhe Rithemelimit. Në mbledhjen e kryetarëve, Gazment Bardhi u ul përballë socialistëve, pasi kishte marrë mandatin nga PD dhe Berisha. Në mbledhje, u vendos se së shpejti do ndërtohen dy komisione hetimore.