Gjeneral Major, Arben Kingji, shef i Shtabit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, tha se baza e Kuçovës do të jetë një vlerë e shtuar në mbrojtjen tonë.
‘Është një ngjarje e shënuar për FA dhe vetë aleancën. Sot afrohet një vlerë e shtuar në infrastrukturën tonë të mbrojtjes. Në një epokë të karakterizuar nga sfida komplekse nevojat për infrastrukturë të qëndrueshëm dhe bashkëkohorë është bërë më e nevojshme se kurrë.
Gjithashtu baza ajrore Kuçovë e vetmja e këtij lloji, do të mbështesë në operacioneve në vendet e aleancës, patrullimin e hapësirës ajrore. Porti Ri i Porto Romanes do të rrisë ndjeshëm kapacitete tona detare. Do të sigurojë hapësira të nevojshme për pritjen e vendeve të aleancës. Paralelisht FA janë futur në një proces modernizimi. Do të rrisim prezencën në Rumani, Kosovë dhe Bosnje Hercegovinë.’- tha Kingji.