Ka pasur një debat të ashpër mes Chiara Ferragni dhe Fedez në fund të festës së ditëlindjes së vajzës së saj Vittoria. Vogëlushja mbushi tre vjeç dhe të shtunën më 23 mars, për të u organizua një festë në një ambient të Citylife, në Milano. Sipas asaj që raporton ‘Corriere della Sera’, ka pasur një përplasje mes prindërve të vogëlushes që duket se ka shkatërruar gjithë festën e vogël.
Ashtu siç ndodhi me Leonen, dy prindërit janë takuar bashkë për të festuar për vajzën e vogël. Të dy kanë postuar foto nga festa, por nuk janë shfaqur në asnjërën prej tyre bashkë dhe siç ka ndodhur që pas ndarjes, pa treguar fytyrat e fëmijëve të tyre.

Nëse festa, gjykuar nga fotot, do të ishte paqësore të paktën për fëmijët, nuk ka qenë e tillë për prindërit e tyre. Fedez mesa duket është larguar i shoqëruar nga asistentja e tij, pasi ka debatuar me gruan e tij. Do të ishte nëna e tij, Tatiana, ajo që e ndoqi dhe u përpoq ta qetësonte. “Federico mjafton,”i ka thënë ajo.

Pak ditë para ditëlindjes së fëmijëve Chiara Ferragni foli për rëndësinë e të vegjëlve në jetën e saj. “Vërtet, në këto momente të qenit prind të shpëton pak jetën”, ka shkruar influencuesja duke publikuar një sërë Stories në Instagram që e portretizojnë atë bashkë me fëmijët. Duke iu përgjigjur një ndjekësi, ajo foli edhe për momentin e krizës, duke shkruar: “Fatkeqësisht nuk është zgjedhja ime”.

Sipërmarrësja dixhitale ka rifilluar dialogun me ndjekësit e saj muajt e fundit: “Këto janë ditë vërtet të vështira për një sërë arsyesh, por ju vërtet më ndihmoni shumë, jeni gjithmonë pranë meje dhe kjo gjë nuk kalon pa u vënë re, faleminderit”.