Zona turistike e Shirokës në Shkodër në sezonin turistik do të ketë parkingun e ri publik. Punimet po kryhen nga ndërmarrja e shërbimeve publike e Bashkisë Shkodër, në vendin ku u shemb një objekt pa leje pak muaj më parë.
Ky shesh do të transformohet në një hapësirë publike e cila do të shërbejë edhe si vend qëndrimi për autobusët e turistëve. Puna për rehabilitimin e plotë të kësaj zone do të përfundojnë brenda pak javësh, kohë e cila korrespondon edhe me rritjen e fluksit të turistëve.
Punimet u inspektuan edhe nga kryebashkiaku Benet Beci. Investimi pritet që të sjell lehtësim të qarkullimit të mjeteve në këtë zonë turistike të Shkodrës.