Landi Verçani është personi që mbeti i vdekur sot nga shpërthimi në një magazinë në Lushnjë.

Ende nuk dihen rrethana e ngjarjes sesi ky person humbi jetën, aty ku mbetën edhe 6 persona të tjerë të plagosur.

Ajo që dihet deri më tani është se deputeti Bujar Çela po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Ende nuk dihet shkaku i këtij shpërthimi, ndërsa dyshohet se gjatë punës në fabrikë, një vinç ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka pasur një shpërthim.

Forcat e policisë, ambulanca dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje. Shpërthimi dyshohet se ka qenë shumë i fortë dhe zhurma është dëgjuar pothuajse në të gjithë qytetin.