Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për heqjen e vizave me afat të kufizuar për 5 shtete, me qëllim rritjen e numrit të turistëve.

Me propozim të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, Shqipëria ka hequr vizat me Arabinë Saudite, Bahrejnin, Katarin, Omanin dhe Tajlandën. Qytetarët e këtyre shteteve mund të hyjnë në vendin tonë vetëm me pasaportë, deri në 31 dhjetor të vitit 2024.