Djali ishte kthyer nga emigracioni, babë e bir sot kishin nisur punë te kantieri në Lushnje
Vajza dhe gra qe kane menduar seriozisht vetëvrasjen, sepse një person i panjohur me te cilin mund te kenë komunikuar ne rrjetet sociale, iu publikonte foto te tyre apo familjareve me tekste denigruese. Jo një e dy, por nje pafundësi rastesh, qe sillen rreth një individi te vetëm qe për ta ishte një fantazme, me pseudonimin Roterdam.

Si ne rastin e një te riu i cili ka pare se si ne rrjet lajmërohej vdekja e tij, apo e atyre vajzave, fotot e te cilave i ka publikuar duke i shoqëruar me tekste denigruese dhe me pas i shantazhonte për takime intime.

Por ka edhe me keq. Një zonjë ka pësuar shume me tepër se sa viktimat e tjera te këtij shantazhuesi serial. Dhe nuk ishte një meme dosido, por foto e tre vajzave te mitura te kësaj zonje, me e vogla 3 vjeçe, qe ai e kishte publikuar ne te gjitha profilet qe menaxhonte. Pavarësisht përgjërimeve te saj, ky shantazhues pervers, jo vetëm qe nuk do te prekej nga lutjet e një nëne, por do te përgjigjej me një tjetër tekst qe mund te lere pa fjale edhe njeriun me te pandjeshëm.

Çfarë emri mund ti vihet një personi te tille?

Një individ me ligësi te frikshme por njëkohësisht i ftohte ne veprime. Ai dinte te bënte presion ne varësi te personit qe kishte përballe, duke u munduar qe krahas nënshtrimit te viktimave, te përfitonte financiarisht prej tyre.

Cinizmi i këtij personi, kalonte përtej çdo imagjinate. Ai tallej me friken dhe vuajtjet e vajzave dhe grave qe shantazhonte, hynte ne familjet e tyre, i prekte tek fëmijët. Pa me te voglën mëshire. Madje edhe kur ndonjëra prej tyre po kalonte momentet me te vështira te jetës.

Krahas dëshmive te vajzave, elemente tepër interesante te presioneve qe ai iu bënte, janë chatet e panumërta me ta. Ne te gjitha tekstet dallohen shantazhet qe ai bën, nëpërmjet një gjuhe vulgare dhe kërcënuese.

Kemi krijuar një profil te plote te këtij personi me nofkën ‘Roterdam’ i cili nuk njeh limite në ligësi. Viktimat e tij ndjehen te pafuqishme për te shpëtuar nga perversiteti dhe dhuna verbale qe ai demonstron çdo dite ne adrese te tyre.

Dimë vetëm qe quhet Endri, është diçka me shume se 20 vjeç, ndërkohe që në të gjitha bisedat me vajzat kishte deklaruar se ndodhej ne Angli. Kjo edhe për shkak te numrit

whatsapp qe përdorte. Por ishte pikërisht ky numër anglez, pikënisja e gjurmimit te Roterdamit. Nga njëra prej vajzave denoncuese morëm vesh që ai i kishte kërkuar 1000 euro me kushtin që ta linte të lirë njëherë e përgjithmonë.

Dhe aty mësuam qe ai ndodhej ne Tirane dhe jo ne Angli ku gënjente femrat qe shantazhonte. Sipas bisedës me vajzën, eurot do t’i dorëzoheshin nga kushërira. Nga gazetarja me një fjalë. Dhe me ta marre vesh, shantazhuesi i entuziazmuar, nuk ndalej aspak se dërguari chate dhe audio mesazhe. Roterdami tregohet i paduruar për te marre 1000 eurot e dërguara nga vajza, prandaj nuk do ta leme te prese gjate. Ne realitet pikërisht skeme kemi bere. Ne bashkëpunim me agjentet e komisariatit numër 6 të kryeqytetit, jemi vendosur pranë adresës që Roterdami na ka dërguar më parë.

Vendi i takimit është ne një parking ne zonën e Kasharit, ne periferi te Tiranes, atje ku ai pret te marre paratë e gjobës. Te shpërndare ne zone janë edhe agjentet civile te policisë.

Në një moment, ndërsa jemi duke bere koordinimin, një makine afrohet ne parkingun përballe.

Ne mënyre te përsëritur ky person mohon qe te jete ai Roterdami i Tiktokut. Dhe për këtë na duhet te bëjmë një verifikim te thjeshte. Edhe pse Roterdami i Kasharit mohon gjithçka, tashmë duket i dorëzuar përballe fakteve.

Siguria dhe arroganca e fillimit i lë vend një zbutjeje të beftë përballë kameras. Mjafton ta ngacmosh pak dhe Roterdami i Kasharit kthehet menjëherë ne origjine, duke mos menduar për asnjë moment për demet që iu ka shkaktuar viktimave të tij.

EMISIONI I PLOTE: