Dihej ende shumë pak për autorët dhe mbi të gjitha nxitësit e sulmit në sallën e koncerteve në Moskë, atë që më pas e mori përsipër Isis-K (ose Isis Khorasan), dega afgane e grupit xhihadist, kur menjëherë Rusia u përpoq t’ia hedhë fajin Ukrainës. Kjo duke fabrikuar prova inekzistente, siç po del nga burime të shumta si në Evropë ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara, të mbledhura dhe shpjeguara në një raport të fundit të NeësGuard.
Për dezinformimin tradicional, i cili ditët e fundit po kryhet nga faqet online dhe gazetat afër Kinës, Iranit dhe Rusisë me të paktën 150 artikuj të botuar nga 22 dhe 26 marsi në përpjekje për të fajësuar perëndimin për sulmin është përdorur një teknologji e avancuar dhe moderne, bazuar në falsifikime të me anë të inteligjencës artificiale.
Më 23 mars të kaluar, NTV (kanali i dytë më i njohur televiziv në Rusi) shfaqi një video në të cilën Oleksiy Danilov, sekretari i Këshillit të Sigurimit të Ukrainës, dukej se thoshte diçka si “është argëtuese kjo që ndodhi sot në Moskë. Më pëlqen të mendoj se ne do organizoni më shpesh këtë lloj argëtimi për ta”. Videoja u shpërnda gjerësisht në mediat sociale dhe gjithashtu në Telegram dhe sipas shumë njerëzve “konfirmoi në thelb përfshirjen e Ukrainës në sulmin terrorist”.
Videoja, megjithatë, është krejtësisht e rreme, siç konfirmohet nga kolegët e NeësGuard, Open, dhe Qendra Ukrainase kundër Dezinformimit. CPD shpjegoi se ky ishte një “deep fake”, ku “fytyra e Danilov, shprehjet dhe mënyra e të folurit nuk përputhen”. Filmimi është krijuar duke përdorur klipe të vjetra të Danilovit të manipuluara duke përdorur inteligjencën artificiale për ta bërë atë të thotë gjëra të tjera nga sa ka thënë fillimisht.
Një tjetër video që shkaktoi shumë reagime në rrjetet sociale (sidomos në Twitter) është ajo në të cilën Kyrylo Budanov, kreu i inteligjencës në Ukrainë, i përgjigjet “Jam shumë i lumtur që e shoh këtë” një gazetari të ABC News i cili i kërkoi një koment për sulmin. Fjalët u thanë vërtet, por jo në lidhje me sulmin terrorist në Moskë: intervista është e janarit 2023 (mbi një vit më parë) dhe Budanov po fliste për një sulm në një bazë ajrore ruse.
Një tjetër gënjeshtër shumë e përhapur është se pretendimi i ISIS-it nuk është real. RT India e shkroi këtë në Twitter më 22 mars, duke mbledhur mbi 1400 pëlqime dhe reagime ku shpjegonte se deklarata e ISIS-it ishte “e rreme” sepse “u përdor një kanal që ISIS e kishte braktisur shumë vite më parë”. Një linjë të ngjashme editoriale ndoqën në Telegram, Reddit dhe 4Chan si dhe shumë kanale pranë Kremlinit si RT.
Në realitet, pretendimi është konsideruar i vërtetë dhe i besueshëm nga shumë burime shumë më autoritare sipas NewsGuard, si CNN, New York Times dhe Financial Times. Agjencia e lajmeve Amaq e lidhur me ISIS-in publikoi gjithashtu një video të sulmit që thuhet se ishte filmuar nga njëri prej sulmuesve.
by TaboolaSponsored L