SPAK ka përfunduar hetimet për dosjen dhe mëngjesin e sotëm ish-ministrit i është komunikuar akuza shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim për koncesionin e sterilizimit.
Beqaj dhe 8 persona të tjerë, mes tyre ish-zyrtarë dhe biznesmenë, janë zyrtarisht nën akuzë nga SPAK për dosjen për koncesionin e sterilizimit.
Ish-ministri Beqaj ka mohuar akuzën e shpërdorimit të detyrës në daljet e tij mediatike, ndërsa ka qenë i hapur për hetime.