Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun Elbasan, Damian Gjiknuri zhvilloi një vizitë në Teqenë e Madhe në Elbasan me rastin e festës së Sulltan Nevruzit.

I shoqëruar nga deputetë socialistë të Qarkut dhe kryetari i bashkisë, Gjiknuri uroi të gjithë besimtarët bektashinj gëzuar Sulltan Nevruzin, festën që përkon me ardhjen e pranverës dhe simbolizion ringjalljen dhe shpresën.

“Meqenëse sot është dita e Sulltan Novruzit, të gjithë si ekip politik i Partisë Socialiste, kryetari i bashkisë, deputetët duam t’ju urojmë elbasanllinjve, meqë jemi në Elbasan, por edhe të gjithë shqiptarëve kudo që janë ta gëzojnë këtë festë. Një festë që përkon me ardhjen e pranverës dhe festa të tjera që sapo i kaloi Elbasani sikurse ishte dita e Verës”, u shpreh Gjiknuri.

“Siç është pranvera ripërtëritje për jetën ashtu të jetë për të gjithë njerëzimin. Ne si Parti Socialiste dhe ekip politik u urojmë gjithë të mirat dhe gëzuar”, tha Gjiknuri në mesazhin e tij. (Lexo.al)