Që në orët e para të ditës së sotme janë bërë të ditura tetë skuadrat që kanë fituar të drejtën për të vazhduar luftën për të ngritur trofeun e Champions League më 1 qershor në “Wembley”.
Dhe nëse të gjithë fillojnë në kushte të barabarta për shortin e nesërm, për çerekfinalet dhe gjysmëfinalet, në Nyon, jo të gjithë kanë të njëjtat shanse për ta fituar atë.
Në fakt superkompjuteri i Opta-s befason me parashikimet e tij për Champions League. Siç raporton ‘The Analyst’, ai ka nxjerrë një përfundim i lehtë se Manchester City është favoriti kryesor, por duke parë më poshtë listën, shihet se Barcelona dhe Atletico Madrid janë dy skuadrat që janë kualifikuar në çerekfinale janë me më pak gjasa (5,38% dhe 4,19% respektivisht) për të fituar titullin. Më pak se Borussia Dortmund që ka 5.62%.