Trajneri i Kombëtares Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë skuadrën në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë që do luhen në 22 mars (20:45) dhe 25 mars (19:00)
Ajo çfarë binte në sy mes të tjerash, ishte mungesa e Mirlind Dakut i cili luan në Rusi te Rubin Kazan. Lidhur me këtë vendim të Sylvinhos për ta lënë jashtë listës, sulmuesi nga Gjilani ka reaguar në rrjetet sociale ku sipër një videoje të publikuar shkruan “Jeta vazhdon”.
Më tej 26 vjeçari, autor i 1 goli në 5 ndeshje me kombëtaren reagoi sërish duke saktësuar se postimi i tij nuk kishte asnjë lidhje me mungesën e ftesës nga ana e trajnerit brazilian të Shqipërisë.
“Video që lidhje nuk ka të bëjë me mosftesën time. Respekt dhe faleminderit për dashurinë e treguar ndaj meje. Ju don Djali i Shqiptarisë”– shkruan sulmuesi.