Këto janë pamjet e momentit të arrestimit të 5 të rinjve, mes tyre efektivja e policisë së Burgjeve, Denisa Halilaj, që u kapën me armë në bagazhin e automjetit tip BMW në një parking tek rruga e Rinasit në Tiranë.

 

 

Në video shihen të rinjtë të shtrirë përtokë me pranga në duar, ndërsa valixhja brenda bagazhit të makinës e mbushur me armë.

Gjatë operacionit të koduar “Repishti”, u vendosën në pranga efektivja Denisa Halilaj, 22 vjeçe, Sabian Hasaj, 22 vjeç, Redi Nika, 18 vjeç, Denis Hasaj, 18 vjeç dhe Mirjan Hasaj 26 vjeç, të gjithë banues në Malësi të Madhe.

 

 

 

Të rinjtë u kapën nga uniformat blu në një parking në Rrugën e Rinasit dhe brenda automjetit ku udhëtonin iu gjetën 9 armë me krëhër e municion luftarak.

 

Mësohet se ata kishin vendosur 4 automatikë dhe 5 pushkë në një valixhe në bagazhin e mjetit tip BMW, që drejtohej nga Mirjan Hasaj. Dyshohet se pasi i kishin siguruar armët në Shkodër, i kishin sjellë në Tiranë për ti shitur tek persona të tjerë.

 

 

 

 

 

 

“Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin tip “BMW” me drejtues shtetasin M. H. Gjatë kontrollit të automjetit dhe në një valixhe në bagazh, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 armë zjarri (4 automatikë dhe 5 pushkë) me krëhër e municion luftarak.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas pasi i kishin siguruar armët në Shkodër, i kishin sjellë në Tiranë për ti shitur tek persona të tjerë”, raporton policia.

Njoftimi i i policisë:

Tiranë/ Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Repishti”, në zbatim të masave të caktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, për goditjet e rasteve të armëmbajtjet pa leje.

 

 

 

 

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme.

Trafikonin armë zjarri, nga Shkodra drejt Tiranës, vihen në pranga 5 shtetas.

Sekuestrohen 9 armë zjarri (4 automatikë, 5 pushkë), krëhra e municion luftarak, 2 automjete, dhe 5 aparate celular.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për disa shtetas që dyshohej se transportonin armë zjarri, nga Shkodra drejt Tiranës, me qëllim shitjen e tyre, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Repishti”.

Si rezultat i tij në një parking në Rrugën e Rinasit, u kapën dhe u arrestuan shtetasit:

– S. H., 22 vjeç, R. N., 18 vjeç, D. H., 22 vjeçe, D. H., 18 vjeç, dhe M. H., 26 vjeç, të gjithë banues në Malësi të Madhe.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin tip “BMW” me drejtues shtetasin M. H. Gjatë kontrollit të automjetit dhe në një valixhe në bagazh, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 armë zjarri (4 automatikë dhe 5 pushkë) me krëhër e municion luftarak.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas pasi i kishin siguruar armët në Shkodër, i kishin sjellë në Tiranë për ti shitur tek persona të tjerë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.