Gjykata e Tiranës ndryshon masën e sigurisë nga arrest në burg me shtrim të përkohshëm në spital psikiatrik për Jetnor Zhabolin.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për Balkanweb se vendimi erdhi pas paraqitjes së ekspertizës mjekësore, e cila e përcaktoi se ka qenë i papërgjegjshëm në kohën e kryerjes së veprimeve.

Ai u arrestua pas denoncimit nga fqinjët për heqje të paligjshme të lirisë, teksa kishte instaluar në banesë kamera vëzhgimi, me të cilat kontrollonte anëtarët e familjes.