Bayern Munich është praktikisht jashtë luftës për titullin kampion të Gjermanisë. Humbja e bavarezëve në shtëpi 0-2 kundër Borussia Dortmundit uli perden e shpresave të tyre të fundit.
Me një diferencë prej 13 pikësh, tani Bayern nuk është në gjendje të shqetësojnë “Aspirinat”, të cilët në fund të sezonit duken pothuajse të pakalueshëm.
Edhe trajneri i Bayernit, Thomas Tuchel, e ka pranuar këtë realitet dhe ka uruar tashmë skuadrën e Xabi Alonso:
“A ka mbaruar lufta për titullin? Po, patjetër. Urime Bayer Leverkusen për fitimin e Meisterschale”, tha gjermani, që në fund të sezonit do të ndahet me bavarezët.