Do të jetë një tjetër duel i ndezur në Tiranë. Sot skuadra U-21 e Shqipërisë, që drejtohet nga Alban Bushi, do të përballet me U-21 të Zvicrës. Në përpjekje për të mbetur në garë në grupin E të Europianit “Sllovaki 2025”.

Pas barazimit 0-0 me Finlandën më 22 mars, përfaqësuesja e moshave ka zbehur ndjeshëm shanset për njerin nga dy vendet e para në grup (vendi i parë kualifikohet direkt, i dyti në play off) ne grupin E kualifikues.

Shqiperia U-21 (10 pikë) ka një ndeshje të parapambetur me Malin e Zi (shtyrë për shkaqe atmosferike), ndërsa ka edhe një ndeshje më shumë se Zvicra kryesuese e grupit (11 pikë) dhe Rumania (10 pikë).

Edhe sot, ashtu si në takimin kundër Finlandës U-21, hyrja për tifozët do të jetë falas, ndërkohë që takimi fillon në orën 17:00.