Dani Alves do të rifitojë lirinë sonte në mbrëmje. Ish-futbollisti i njohur brazilian, qëndron në qelitë e burgut Brians 2 (Barcelonë) prej 20 janarit të vitit të kaluar.

40-vjeçari ka paguar 1 mln euro si kusht për të rifilluar jetën normale. Gjykata e Barcelonës dënoi Dani Alves me 4.5 vite burg për përdhunimin e një 23-vjeçareje në një klub nate në Barcelonë.

Ngjarje që ka ndodhur mes 30 dhe 31 dhjetorit të vitit 2022. Gjykata ka pranuar shumë 1 mln euro si garanci dhe Dani do të rifitojë së shpejt lirinë.

Për ish-mbrojtësin e djathtë, Gjykata urdhëroi dorëzimin e dy pasaportave, braziliane dhe spanjolle. Si dhe detyrimin për të nënshkruar çdo javë në polici. Gjithashtu nuk mund t’i afrohet viktimës në një distancë më të afërt se 1 km.