Tre persona janë vënë në pranga për prodhim dhe shitje kanabisi në Tiranë.
Arrestimi i Ll. D., 31 vjeç, L. S., 40 vjeç, dhe Xh. M. (L)., 30 vjeç, u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “Four”.

Gjatë kontrollit fizik në rrugën “Rexhep Tarja”, 31-vjeçarit Ll.D iu gjet një sasi kanabisi. Ndërsa gjatë kontrollit të banesës, ku brenda ndodheshin dhe dy të tjerët, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dy thasë të zinj me lëndë të dyshuar narkotike kanabis me peshë 10 kg.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.