Blerina Kllokoqi-Rugova, nusja e familjes së presidentit historik Ibrahim Rugova e ka komentuar deklaratën e ish-këshilltari i Oborrit Mbretëror, Murat Basha, i cili zbuloi se gjatë kohës që Mbreti Zog Leka I ishte gjallë, planifikuan të gjenin një partnere për Princin.

Ai tha se e panë të arsyeshme, në bazë të rregullores së Mbretërisë Shqiptare, Princ Leka të njihej e më pas të martohej me vajzën e Ibrahim Rugovës, Teutën.

Nga njerëzit e ngushtë të Mbretit Leka menduam që t’i krijonim Princit projektin për një të ardhme, me një vajzë me origjinë shqiptare, por që nuk jetonte këtu. Bëhej fjalë për vajzën e Ibrahim Rugovës.

Kjo do të bënte një gjë shumë të bukur. E kanë menduar edhe të tjerët, ishim dakord një pjesë, por ne nuk ishim në dijeni që Princ Leka ishte në një marrëdhënie. Atë kohë çdo gjë u prish dhe unë e kam përgëzuar Princin Leka se ndoqi zemrën e tij”, tha Murat Basha në “Top Story” .

Blerina thotë se kjo është hera e parë që po e dëgjon këtë deklaratë dhe ide.

Sipas saj, Teuta për kohën që flitet se është bërë ky propozim, ka qenë shumë e re.

“Nuk kam dëgjuar kurrë për këtë lajm. Teuta ka qenë shumë e re atëherë, por Teutën të gjithë e duan”, ka thënë Blerina në Gjesi në T7.