Pas aksidentit që i mori jetën një 20-vjeçari shqiptar paraditen e djeshme në Greqi, këngëtari Janis Xanthopoulos, i përfshirë në ngjarje, mësohet se ka dalë nga spitali. Mediat greke raportojnë se Xanthopoulos pas aksidentit është transferuar në për në ku ka qëndruar deri në mëngjesin e sotëm, nga ku ka dalë pak para orës 12:00. Këngëtari ka dalë nga dera e pasme e spitalit për t’u kthyer në shtëpi me familjen.
Po ashtu mediat në vendin fqinj shkruajnë se këngëtari ndodhet në një situatë të vështirë, pa e kuptuar se çfarë ndodhi dhe si humbi jetën një 20-vjeçar shqiptar në aksident. Më herët, nëna e këngëtarit, Eleni, ende në gjendje shoku, deklaroi për mediat se Janis ishte ndjekur nga psikologu në spital pas aksidentit fatal me makinë.
“S’mund të flas. Faleminderit Zotit është në spital. Kur të bëhet kjo gjë, si duhet të jetë? Ai është gjallë, foli edhe me psikologen. Si mund të ndodh! Nuk është e lehtë. Jam e lumtur për djalin tim që është gjallë, por jam i trishtuar edhe për të tjerët. Ai ishte vetëm në makinë”, tha nëna e Xanthopoulos, pak para se ai të dilte nga spitali.