Inter dhe Napoli e mbyllën në barazim 1-1 ndeshjen e javës së 29 në Serie A. Një episod që nuk kaloi pa u vënë re ishte edhe konflikti në fushë gjatë pjesës së dytë në minutën e 59 mes Acerbit dhe Juan Jesus.Ky i fundit pas sfidës theksoi se mbrojtësi i Inter ishte treguar racist kundrejt tij, edhe pse në fund, braziliani shtoi se Acerbi i kërkoi falje.
“Acerbi është një djalë i mirë, por tha disa gjëra jo të bukura. E kaloi limitin, por më pas e kuptoi që e kishte ekzagjëruar dhe më kërkoi falje. Janë episode që ndodhin në fushë dhe unë preferoj t’i lë aty”, u shpreh Juan Jesus.
Megjithatë, Acerbi rrezikon një pezullim të konsiderueshëm duke qenë se telekamerat kanë fiksuar fjalët e Juan Jesus në drejtim të arbitrit La Penna. “Më tha “negro”, kështu nuk është mirë”, ishin fjalët e brazilianit për gjyqtarin që e kaloi këtë moment pa marrë një vendim.