Në bazën ajrore të NATO-s në Kuçovë nuk përjashtohet mundësia për trajnimin e ushtarëve të Ukrainës. Lajmi është bërë me dije nga zv.kryeministrja, Belinda Balluku, e cila tha se kjo bazë Ajrore është një aset i Shqipërisë, por sigurisht edhe i NATO-s dhe nëse këta të fundit do e shohin të arsyeshme, Shqipëria është gati.
“Baza Ajrore e Kuçovës është një aset e Shqipërisë, por i përket dhe NATO, në koordinim të plotë të NATO nëse shihet e nevojshme dhe e arsyeshme, ne jemi të gatshëm, sa i përket kapaciteteve, i përmbush të gjitha kushtet, ka standarte të larta”, tha Balluku.