Gjatë episodit të sotëm të “Përputhen”, Megi Pojani është suprizuar sot në studio nga mamaja e saj për festën e gruas. Teksa ajo ka qenë duke e falenderuar publikisht të ëmën për të gjitha sakrificat, zëri i saj dëgjohet në sfond.
Megi Pojani: Shpresoj të bëhem sa gjysma jote, sepse një zonjë, je një grua dhe një nënë e shkëlqyer dhe asnjëherë nuk ndalon së punuari me ne.
Sapo moderatorja ka thënë këto fjalë, ajo ka dëgjuar zërin e të ëmës që po e thërriste ‘Megi’, duke shkaktuar emocione të forta në studio. Nëpërmjet lidhjes telefonike, e ëma e përgëzoi Megin për gjithçka që ka arritur, duke i thënë se do ta mbështesë gjithmonë.