Programi i pyllëzimit është shtrirë edhe përgjatë akseve rrugore nacionale dhe dytësore. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga mbjelljet e pemëve përgjatë aksit Shkodër-Velipojë.

Rama u shpreh se “rruga Shkodër – Velipojë po zbukurohet me fidanë të rinj, pjesë e programit të Vitit të Pyjeve ku po shfrytëzohet çdo ditë e ciklit biologjik të mbjelljeve për shtimin e sipërfaqeve pyjore dhe hapësirave të gjelbra”.

Vitit 2024 është shpallur viti i Pyjeve dhe në këtë kuadër është hartuar edhe një kalendar aktivitetesh që pritet të sjellin kontribut të rëndësishëm për natyrën, jo vetëm në aksione mbjellje, por edhe në ndërgjegjësim.