Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen tha se korridori detar që lidh Qipron me Gazën do të hapet këtë fundjavë, duke dërguar ndihmat e nevojshme për palestinezët e rrethuar.
Von der Leyen theksoi se një rrugë testimi pilot e ndihmës ushqimore e mbledhur nga një grup bamirësie dhe e mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe mund të niset nga Qipro nga porti i Larnaka nga e premtja.
Mbretëria e Bashkuar tha se do të punonte së bashku me SHBA-në për të hapur një korridor detar për të ofruar ndihma direkt në Gaza, tha të premten sekretari i jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron.
Krahas SHBA-së, Britania e Madhe dhe partnerët kanë njoftuar se do të hapim një korridor detar për të ofruar ndihma direkt në Gaza”, tha Cameron në mediat sociale.
“Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Izraelit të lejojë më shumë kamionë në Gaza si mënyra më e shpejtë për të marrë ndihmë për ata që kanë nevojë”, shtoi ai.