Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka ka bërë një koment për fotografinë e shpërndarë ku shihet ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriç dhe organizatorit të dyshuar të sulmit në Banjskë, Milan Radoiçiç.
Vuçiç ka thënë se nuk e ka pyetur ende Gjuriçin se kur është bërë ajo fotografi. Presidenti serb tha gjithashtu se ata po e sulmojnë Markon dhe se është duke i parë të gjithë sinjalizuesit dhe spiunët, se si po shkojnë për të raportuar te dikush diçka.
“S’e kam pyetur atë se kur, ku dhe pse. Nuk e kam pyetur diçka, qoftë edhe nëse ai ka shkuar në tavolinë për ta takuar Radoiçiçin për t’u ulur për një minutë apo dy, apo aty ka shkuar bashkë të. Tani ata po e sulmojnë Markon. Jam duke i parë të gjithë sinjalizuesit dhe spiunët, se si po shkojnë për të raportuar te dikush diçka. Imagjinojeni ai e paska takuar djallin. Dhe lavdëroni ata që shkojnë te varri i Adem Jasharit, i cili vrau ushtarë dhe policë të ligjshëm dhe legjitimë serbë. Dhe pastaj shkruani se si BIA paralizoi një kriminel. Gjithçka është kthyer përmbys në këtë vend,” ka thënë presidenti Vuçiç.