Një student rus në Universitetin Shtetëror të Moskës u dënua me 10 ditë burg pasi i vendosi rrjetit të tij wi-fi kodin “Lavdi Ukrainës”.

Oleg Tarasov u dënua nga gjykata e kryeqytetit rus nën akuzën e shfaqjes së simboleve naziste dhe organizatave ekstremiste pasi “Lavdi Ukrainës” është thirrja e betejës e Forave të Armatosura të Kievit. Atij gjithashtu iu konfiskua dhe pajisja e ruterit.

Më 6 mars, policia ruse zbuloi rrjetin “inkriminues” wi-fi brenda një konvikti të universitetit të Lomonosovsky Prospekt. Pasi identifikuan pronarin e ruterit, oficerët kontrolluan dhomën e tij.

Sipas ligjit rus, krimi i Tarasov është teknikisht një kundërvajtje administrative . Në rast shkeljeje të përsëritur, studenti mund të ndiqet penalisht.