Zbardhen detaje nga mbledhja e grupit parlamentar të PD, që vjen një ditë pas ndryshimeve statutore të Rithemelimit, ku Bardhi dhe Gjekmarkaj u bënë nënkryetarë të rinj. Në një lidhje live për News24, gazetari Osman Stafa deklaroi se në mbledhjen e grupit u fol rreth skenarit që do të ndiqet për nesër nga opozita në seancën e radhës plenare.
Në mbledhje u vu re mungesa e deputetit Dashnor Sula, i cili tha dje në News24 se nuk ishte pro këtij bashkimi, ndërsa theksoi e bashkimi duhej të arrihej përmes votës. Gjatë diskutimeve në grupin parlamentar u vendos që të vijohej me të njëjtin skenar në Kuvend, për të bllokuar punimet. Kjo pasi sipas tyre maxhoranca nuk ka asnjë reflektim për ngritjen e komisioneve hetimore apo dhe për bashkëkryetarin e Reformës Zgjedhore.