Shumica socialiste dhe deputetët e rithemelimit pritet të çojnë përpara bashkëpunimin për ligjet që kërkojnë 3/5.

Këtë synojnë ta arrijnë përmes të ashtuquajturit “Grupi Dialogut” i cili do të veprojë brenda Komisionit Parlamentar të ligjeve. Socialistët ngulmojnë se nuk kemi të bëjmë me një nën-komision parlamentar.

Palët i kanë gati emrat përbërës të këtij grupi.

Top Channel mëson se socialistët pritet të përfaqësohen në Grupin e Dialogut me Klotilda Bushkën, Damian Gjiknurin ku nuk përjashtohet të jenë edhe Toni Gogu ose Plarent Ndreca.