Ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit Todd D. Robinson ka mbërritur në Tiranë.

Vizitën e tij 2 ditore e ka nisur me drejtues të institucioneve të drejtësisë. Robinson ka pasur një takim me kreun e SPAK, Altin Dumani. Më pas, ai pritet që të zhvillojë një takim dhe me kryeministrin Edi Rama.

Ai do të vizitojë më pas Kosovën në datat 20-22 mars, ku do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani.