Brahim Diaz ka vendosur të dëgjojë zemrën, duke lënë kombëtaren e Spanjës për të veshur fanellën e asaj të Marokut. 24-vjeçari i lindur në Malaga ka vendosur të luftojë tani e mbrapa për kombëtaren e origjinës së prindërve të tij.
Lojtari ofensiv, i cili u kthye te Reali i Madridit pas tri viteve në huazim te Milani, po zhvillon një sezon fantastik nën urdhrat e Carlo Ancelottit. Në qershorin e vitit 2021 debutoi me Spanjën. Në miqësoren e fituar 4-0 përballë Lituanisë, ku shënoi edhe një nga golat. Iberikët e harruan dhe Brahim Diaz ka gëzuar tifozët e zjarrtë marokenë, duke zgjedhur gjysmëfinalistët e Botërorit të fundit.
Ndikim të madh në vendimin e tij pati Walid Regragui, trajneri i kombëtares marokene. i cili e ka bindur përfundimisht të zgjedhë gjakun, madje i ka dhuruar edhe ftesën e parë. Në 24 lojtarët e ftuar për takimet ndaj Angolës dhe Mauritanias, bën pjesë edhe Brahim Diaz, një lojtar që pritet t’i shtojë kualitet, teknikë, asiste dhe gola skuadrës që surprizoi në Kupën e Botës Katar 2022.