Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka reaguar me rastin e 15 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Në një postim në rrjetet sociale ambasada amerikane thotë se zhvillimi i Shqipërisë në një partner dhe aleat të besueshëm ka qenë i jashtëzakonshëm.
“15 Vite së Bashku: Udhëtimi i Shqipërisë me NATO-n | Që nga anëtarësimi në NATO në 2009, zhvillimi i Shqipërisë në një partner dhe aleat të besueshëm ka qenë vërtet i jashtëzakonshëm. Sot Shqipëria ka siguri, stabilitet dhe qëndrueshmëri – sot Shqipëria ka NATO-n. Së bashku, ne qëndrojmë më të fortë. Edhe shumë vite të tjera si aleatë në NATO”, deklaroi ambasada.
Më herët në lidhje me këtë rast ka reaguar edhe presidenti Begaj që e ka konsideruar anëtarësimin në NATO si një nga datat më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.